Gjithçka që të duhet me qira, në një vend.
QIRROX po ndërtohet si platforma e parë kosovare që lidh njerëz që kanë sende për të dhënë me qira, me njerëz që kanë nevojë t'i marrin. Bashkohu tani dhe ndihmo të formësh platformën.
🎁 Përdoruesit e parë marrin 12 muaj falas + zbritje për jetë
- E thjeshtë për t'u përdorur
- E thjeshtë për t'u përdorur
- Dizajn modern
- Dizajn modern
- E gjithë Kosova
- E gjithë Kosova
Si do të funksionojë
E thjeshtë për të dyja palët, që nga dita e parë.
- 1
Bashkohu me listën e pritjes
Na trego çfarë pajisjesh, hapësire apo makinerie ke për të dhënë me qira.
- 2
Ne ndërtojmë me ty
Përgjigjet tuaja na ndihmojnë të përshtatim platformën me nevojat reale të tregut.
- 3
Ji i pari online
Merr qasje të hershme dhe listohu para të tjerëve kur platforma të lansohet.
Çfarë do të mund të marrësh me qira
Fillojmë me këto katër kategori, të gjitha njësoj të rëndësishme për ne.
Pajisje për evente
Tenda, karrige, dekor, tavolina, pajisje zëri e drite për çdo lloj feste.
Makineri ndërtimi
Ekskavatorë, betoniera, skela, mjete elektrike dhe pajisje pune.
Prona
Banesa, shtëpi dhe hapësira afatshkurtra ose afatgjata.
Gjithçka tjetër
Nga elektronika te veglat e shtëpisë. Nëse mund të merret me qira, ka vend këtu.
Shiko menjëherë nëse është e lirë
Pa telefonata te pesë njerëz për të pyetur nëse çadra është e lirë të shtunën. Shiko disponueshmërinë në kohë reale, zgjidh datat dhe rezervo direkt.
- Kalendar disponueshmërie në kohë reale
- Konfirmim i menjëhershëm i rezervimit
- Pa telefonata, pa pritje për përgjigje
Pse QIRROX
Fito nga sendet e papërdorura
Kthe pajisjen që rri gjysmën e vitit në magazinë, në një burim të ri të ardhurash.
Kurse para si qiramarrës
Pse të blesh diçka që të duhet vetëm një herë, kur mund ta marrësh me qira lokalisht?
100% kosovare
Ndërtuar për tregun e Kosovës, në shqip, serbisht dhe anglisht.
Vlerësime për të dyja palët
Pas çdo qiraje, si pronari ashtu edhe qiramarrësi lënë një vlerësim. Besimi ndërtohet me çdo transaksion, jo vetëm me premtime.
Bëhu ndër përdoruesit e parë
Përdoruesit e parë nuk marrin vetëm qasje të hershme, por marrin edhe 12 muaj falas dhe një zbritje që zgjat përgjithmonë.
12 muaj njoftime falas
Përdoruesit e parë listojnë sende falas, pa asnjë pagesë, për 12 muaj të plotë pas lansimit.
Njoftime premium falas
Njoftimi yt do të jetë i promovuar dhe më i dukshëm, falas, gjatë gjithë periudhës së përfitimit.
Zbritje për jetë
Kur periudha falas mbaron, ruan një zbritje të veçantë në njoftimet premium, përgjithmonë, si falënderim që u bashkove i pari.
Distinktivi 'Përdorues i Parë'
Një shenjë e dukshme në profilin tënd që tregon se ke qenë këtu që në fillim dhe krijon besim.
Bashkohu me listën e pritjes
Na duhen 30 sekonda. Do të të njoftojmë kur platforma të jetë gati.